7.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Mars, 2026

Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar të hënën dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro.

Sipas njoftimit në Ministrisë marrëveshjet kanë për qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë në Kosovë.

“Marrëveshjet përfshijnë Projektin për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FSDP) me vlerë prej 50 milionë euro, si dhe Projektin për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0 (TTFP 2.0), i cili përbëhet nga kredi prej 35 milionë euro dhe grant prej 12 milionë euro. Këto projekte synojnë të mbështesin reforma strukturore dhe investime strategjike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian’, thuhet në njoftim.

Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar, thuhet se do të mbështesë themelimin dhe funksionalizimin e Bankës Zhvillimore, kapitalizimin e institucioneve kyçe financiare, zgjerimin e instrumenteve të garancisë kreditore për bizneset, si dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne të pagesave përmes sistemit të pagesave të shpejta.

Ndërkaq, Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, thuhet se synon përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikat kufitare, digjitalizimin e proceseve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut, duke e afruar edhe më tej vendin me rrjetet dhe standardet evropiane.

Tutje thuhet se ministri i Financave, Hekuran Murati, kaq theksuar se këto marrëveshje përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Ato përmirësojnë qasjen në financa për bizneset dhe rrisin efikasitetin e tregtisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në modernizimin e ekonomisë sonë”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkaq, Xiaoqing Yu, përfaqësuese e Bankës Botërore, thuhet se ka falënderuar Muratin për bashkëpunimin efektiv dhe ka shprehur optimizëm për zbatimin në kohë të projekteve./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT