9.9 C
Mitrovice
E martë, 23 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ministria e Financave jep një lajm të rëndësishëm

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Republikës së Kosovës ka filluar zbatimin e Masës 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese.

Andaj, njoftohen të gjithë klientët e bankave si dhe publiku i gjerë që gjatë aplikimit për kredi konsumuese në bankën e tyre ata duhet të ndjekin procedurat standarde për aplikim. Gjithashtu, bankat komerciale gjatë procesimit të aplikacioneve për kredi do të ndjekin procedurat standarde të vlerësimit dhe aprovimit të kredive. Rrjedhimisht, bankat nuk do të paragjykojnë aprovimin apo jo të subvencionimit të kredisë dhe nuk do të kenë asnjë procedurë të veçantë apo informacion shtesë në lidhje me këtë masë.

Në rast të aprovimit të kredisë klienti duhet ti drejtohet platformës eKosova ku mund të plotësojë formularët e nevojshëm.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT