8.2 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ministria e Faton Pecit, hap tender në vlerë 80 mijë euro vetëm për pije

Për një pazar interesant kanë nisur procedurat në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. “Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së”, pritet t’i kushtoj kësaj ministrie rreth 80 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë është paraparë që operatori ekonomik të sjell 10 artikuj të pijeve të ndryshme për nevojat e Ministrisë.



Operatori ekonomik do të merr parasysh çmimet më të favorshme ekonomike por se në total janë paraparë shpenzimi i 80 mijë eurove.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë edhe afatet kohore për procedim të këtij tenderi. Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve është 30 korriku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT