12.7 C
Mitrovice
E enjte, 16 Prill, 2026

Ministria e Ekonomisë tregon për gjendjen e minatorëve pasi u nxorën nga miniera

Ministria e Ekonomisë, ka njoftuar të hënën se të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.

Në njoftim u tha se zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ndodhet në hyrje të minierës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça” ShA, Enis Abdurrahmani, dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës.


Po ashtu është bërë e ditur se gjendja e minatorëve është e mirë, transmeton Paparaci.

“Z. Mjeku ka falënderuar xehetarët dhe inxhinierët e Trepçës për angazhimin e tyre në punë, dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për investime kapitale për të zëvendësuar makineritë e vjetruara”, thuhet në kumtesën e ME-së.

“Ekipi mjekësor i ndërmarrjes, ekipi emergjent i mjekësisë familjare dhe komandanti rajonal i policisë kanë qëndruar në vend të ngjarjes gjatë gjithë ditës”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT