12.4 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Ministri Vitia njofton për masat e reja: Ky është orari i ri i lëvizjes për tri komunat e Kosovës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në tri komuna të vendit atë të Malishevës, Mitrovicës Veriore dhe atë të Zveçanit do të ndryshojë orari i lëvizjes së qytetarëve.

Ai po ashtu deklaroi se varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

Deklarata e plotë e Vitisë:

Sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:

Komuna e Malishevës 14:00-06:00;

Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;

Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.

I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.

Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat!.

TË FUNDIT

TË FUNDIT