Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, raporton Veriu.info
Pas takimit ata vizituan veriun e vendit, më konkretisht Lagjen e Boshnjakëve. Poashtu, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq janë shpërndarë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në lagjet dhe fshatrat e veriut.
Në fund, Bahtiri dhe Sveçla kërkuan nga qytetarët që t’iu përmbahen udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse si institucione jemi duke punuar maksimalisht që të keni ndihmën e nevojshme dhe mos iu mungojë asgjë. /Veriu.info
Postimi i plotë:
Kryetari Bahtiri priti në takim u.d ministrin e MPBAP-së Xhelal Sveçla
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim u.d ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla.
Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’ rast para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë.
Pas këtij takimi kryetari Bahtiri së bashku me u.d ministrin z. Sveçla kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje.
Gjithashtu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës janë shpërndarë mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për secilën familje në nevojë që jetojnë në fshatrat dhe lagjet e veriut, ku Komuna e Mitrovicës ka siguruar 305 pako ndërsa të tjerat nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në fund kryetari Bahtiri dhe u.d ministri Sveçla kërkojnë nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse si institucione jemi duke punuar maksimalisht që të keni ndihmën e nevojshme dhe mos iu mungoj asgjë.



