22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ministri Quni ndjek hapin e Vjosa Osmanit, vendos fotografinë e Rugovës në zyrë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, siç duket ka ndjekur hapin e bashkëpartiakës së tij, njëherit edhe kryetarës së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Në pranimin e detyrës nga ish-ministri i mbrotjtes, Rrustem Berisha, në zyrën në të cilën tash e tutje do të jetë Anton Quni është vrejtur një detaj, shkruan Gazeta NewBorn.

Në zyrën ku u bë pranim-dorëzimi i detyrës u pa vetëm fotografia e Rugovës. Nuk dihet nëse brenda këtyre katër mureve është e varur edhe fotografia e Presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë se muaj më parë ministri Quni dhe Presidenti Thaçi kishen pasur replika të ashpra mes vete, njëri duke e quajtur Boshko Busha e tjetri duke e kërcënuar me burg.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT