Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Me anë të një postimi në Facebook, Besian Mustafa, ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Ai ka thënë se ndjehet mirë dhe obligimet do t’i kryejë nga shtëpia, ku do të qëndron i izoluar.
“Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore”, ka shkruar Mustafa.






