17.5 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ministri Murati thotë se në janar të këtij viti janë hapur 998 biznese të reja dhe janë shuar 133

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se në janar të vitit 2024 janë hapur 998 biznese të reja ndërsa janë shuar 133 sosh.

Sipas tij, në studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.

Murati ka shtuar se në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.

Postimi i tij i plotë:

Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh.

Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.

Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.

Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën.

TË FUNDIT

TË FUNDIT