15.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Faruk Beqiri nga Vushtrria

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit nga Zona Operative e Shalës, Faruk Beqiri nga Vushtrria, shkruan VushtrriaOnline.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar mirëpritjen e nga nëna Hasimja dhe vëllau Mentori, gjithashtu thekson që Faruku në moshë shumë të re u angazhua në aktivitete e në protesta kundër regjimit serb, që iu bashkua edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht batalionit të katërt të brigadës 141 “Mehë Uka”.


Nëna Hasime tregon që kur ai u nis për luftë, i tha:” Nënë, ti duhet të mbahesh e fortë, çka do që të ndodhë me mua, dua të shohë përherë krenare”, kështu edhe kam qëndruar gjithmonë – thotë ajo.

“Familjet sikur kjo, janë forca e vullneti ynë i cili na shoqëron çdo ditë në punën tonë dhe në çdo hap që bëjmë për t’i shërbyer vendit” shkruan Mehaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT