-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Ministri Liburn Aliu dhe kryetari Bedri Hamza vizitojnë fabrikën e riciklimit të mbeturinave që menaxhohet nga KRM “UNITETI”

Ministri i Ministrisë së Mjedesit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kanë vizituar fabrikën e reciklimit të mbeturinave në Frashër të Mitrovicës që menaxhohet nga KRM “Uniteti”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ministri Aliu dhe kryetari Hamza janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhim të Mbeturinave, Gazmend Morina, i cili i ka njoftuar nga afër për punën e fabrikës që është në fazë testuese.

Njoftimi i plotë nga KRM “Uniteti”:

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”, Gazmend Morina, ka pritur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrin e Ministrisë së Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë vizitës që iu bë fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër të ndërtuar nga MMPHI në bashkëpunim me komunën.

Kryetari Hamza dhe Ministri Aliu u njoftuan nga Kryeshefi Morina dhe U.D. i Zv.Kryeshefit të “Unitetit”, Ylber Murtezaj, treguan nga afër se si po funksionon fabrika në fazën fillestare/testuese të saj.

Ishte dakordim i përbashkët që të ketë avancim në formën e menaxhimit të mbeturinave me ndihmën e komunës dhe ministrisë, ku rol kyç do të ketë edhe kjo fabrikë moderne, e cila është e vetmja në Kosovë.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT