22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ministri Konjufca takon ambasadorin italian Orlando

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca,  ka pritur në takim ambasadorin italian Nicola Orlando.

Përmes një komunikate, ministria njoftoi se Konjufca përseriti se qytetarët e  Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim.

“Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ministri Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialgut të deritanishëm në menyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës” thuhet në komunikatë.

Gjithashtu u bë e ditur se në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa më shpejtë të marrëveshjeve të rëndesishme në segmentin e bashkepunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT