12.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Minatorët e Trepçës dhe të Kishnicës s’e ndalin grevën në kërkim të pagave të janarit e shkurtit

Edhe të martën minatorët e Trepçës dhe të Kishnicës do të vazhdojnë grevën në kërkim të pagave për muajt janar dhe shkurt.

Gani Osmani nga Sindikata e Re e Trepçës ka thënë se kushtet e minatorëve janë përherë të vështira, por kërkesa aktuale e vetme është ajo për pagesën e pagave.

“Ne jemi duke pritur që të realizohet zotimi që ka dhenë Qeveria”, ka thënë ai në KTV, teksa ka shtuar se të gjithë punëtorët janë në vendin e tyre të punës, por vetëm duke qëndruar.

Ndryshe, minatorët e Trepçës dhe Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga e hëna.

Mustafë Asllani nga Sindikata e Re e Trepçës i ka thënë Gazetës Sinjali se arsyeja që janë futur sërish në grevë është mosekzekutimi i pagave për muajin shkurt.

“Arsyeja kryesore pse jemi futur në grevë është mosekzekutimi i pagave për muajin shkurt“, i ka thënë Asllani.

Aktualisht, në Minierën e Trepçës kanë ndërprerë punën mbi 200 punëtorë të Ndërrimit të Parë.

Për shkak të mos ekzekutimit të pagave, minatorët ishin futur në grevë edhe gjatë shkurtit./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT