23.4 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Minatorët e Trepçës: A kalohet dita me një copë bukë dhe me një argetë?

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e poashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë. Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve i tha Klanit se përveç pagave ata janë të indinjuar edhe me kushtet e rënda të punës.

“Jemi të indinjuar me kushtet e rënda të punës. Nuk i kemi mjetet e duhura për punë, nuk kemi rroba. Kushtet e rënda ku pastrohemi i kemi të këqija“– tha Osmani. Sipas Osmanit ata kanë edhe kërkesat e tjera. ”Kërkesë tjetër e jona është përmirësimi i ushqimit jocilësor që po na shëbehet. A kalohet dita me një copë bukë e me një argetë“, shtoi Osmani. ”Pagat të dalin sa më shpejtë, sepse jemi në kredi”, tha në fund Osmani.

Klani ka provuar të kontaktoj edhe me menaxhmentin e Trepçës, por ka qenë e pamundur. Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e poashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë. Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve i tha Klanit se përveç pagave ata janë të indinjuar edhe me kushtet e rënda të punës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT