Milot Rashica ka hyrë në formacionin e muajit nëntor në Bundesligë. Reprezentuesi kosovar pati paraqitje fenomenale me Werderin duke shënuar e asistuar pothuajse në çdo ndeshje, gjithashtu në ndeshjen e fundit ai i’a siguroi fitorën e plotë Werderit ndaj Wolfsburgut me golin e shënuar në fund të ndeshjes, shkruan Gazeta Blic. Në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Rashica ka 8 gola e tri asistime në Bundesligë. Ai gjithashtu ishte i pa ndalshëm edhe me Kosovën gjatë grupeve eliminatore për “Euro 2020”. Ai gjendet prapa dy sulmuesve më të mirë momentalisht në Bundesligë dhe Evropë, Robert Lewandowski dhe Timo Werner.