27.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Milot Rashica i përkryer për Manchester Cityn, shihet si zëvendësues i reprezentuesit gjerman




Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, shihet si zëvendësues ideal i Lorey Sane i cili sipas të gjitha gjasave do largohet gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.

Reprezentuesi gjerman tash e një kohë është i lidhur me një largim nga ‘Etihad Stadium’ dhe sipas të gjitha gjasave ky largim do ndodhë gjatë verës, teksa Bayern Munich besohet se është skuadra favorite për transferimin e tij.

‘ManchesterEveningNews’ ka bërë një analizë për lojtarin se kush mund ta zëvendësoj Sanen, teksa e kanë këshilluar Pep Guardiolan që të vëzhgoj Milot Rashicën.

Ky medium ka vlerësuar lartë aftësitë e sulmuesit të Kosovës, duke e cilësuar si një futbollist që do të përshtatej mirë në sistemin e lojës që e aplikon trajneri spanjoll.

Gjithashtu, ky medium ka përmendur edhe Leon Bailey e Bayern Leverkusenit dhe Marco Asension e Real Madridit si zëvendësues ideal te Lorey Sanes, nëse ky i fundit largohet.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të besohet se kanë shprehur Liverpooli, Aston Villa, Borussia Dortmund dhe RedBull Leipzig. /gazetametro.net


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT