12.9 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Mikaile Tmusic i Trepçës konvertohet në mysliman?

Basketbollisti i njohur i Trepçës, Mikaile Tmušić, ka marrë vëmendjen e opinionit publik jo për lojën në parket, por për një hap të madh personal.

Media lokale Mitropol publikoi pamje të tij duke falur namazin e xhumasë në një xhami në Mitrovicë, duke ngritur pyetjen nëse ai është konvertuar në Islam.

Burime të sigurta për Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se lajmi është i saktë.

Konvertimi i sportistit ka ndodhur këtë vit dhe ai tashmë ka përqafuar fenë islame. Ky vendim i Tmušić, një emër me ndikim në sportin kosovar, e ka bërë edhe më të madh interesimin publik, duke e kthyer momentin e tij shpirtëror në një temë të diskutuar në rrjete sociale.

Në një kohë kur figurat publike rrallë e ndajnë hapur jetën fetare, ky hap i Mikaile Tmušić është parë si një vendim personal i guximshëm dhe i sinqertë, që do të komentet gjatë në opinion. /Prive By Liberta Spahiu

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT