16.9 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Miftaraj për kolapsin e KEK’ut: Rizvanolli të japë dorëheqje nesër në mëngjes

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar lajmin që KEK-u nuk është duke prodhuar fare energji elektrike.

Ai tha se nëse kjo është e vërtetë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet të jap dorëheqje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo do të ishte minimumi çka do të mund të bënte ajo.

“Lajm teper i keq per qytetaret. Parajse financiare per tregtaret e rrymes nga pushteti. Ministre Rizvanolli nese kjo ndodh, neser ne ora 8 ne mengjes ofrimi i doreheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT