Drejtori i KDI-së Ehat Miftaraj ka reaguar duke ironizuar me Ministren në detyrë të Industrisë Ndërmarësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.
“Jam më se e lumtur që popullit tim i kam shkaktuar dëm financiar prej 3 milion Euro. Jam më se e lumtur që i shërbej partisë-shtet. Filozofia e qeverisjes made in Albin Kurti dhe LVV. Thuaj jo korrupsionit! Thuaj jo fitore subvencionit! Hajnat në burg”, ka shkruar Miftaraj.
Reagimi i Miftarajt vjen pasi Ministrja në detyrë u shpreh se është krenare me punën e saj dhe se nuk e mendon dorëheqjen.


