Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, se për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit do të kërkojnë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miftaraj ka pyetur se pse gjithmonë duhet që punët e Kosovës t’i kryejë Amerika, përderisa Prokuroria e Kosovës numëron rreth 200 prokurorë të cilët marrin paga që variojnë nga 1 mijë 500 euro deri në 3 mijë e 200 euro.
Tutje ai ka thënë se një kërkesë e tillë madje nuk është as e bazuar në ligj, dhe si e tillë është e parealizueshme.
Miftaraj thotë se Amerika gjithçka që mund të bëjë, është të realizojë super ekspertizën për rastin në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të sjellë prokurorë amerikanë në Kosovë, pasi që Kushtetuta e saktëson që vetëm prokurorët e emëruar sipas ligjeve të Kosovës mund të ushtrojnë profesione prokuroriale.