-3.7 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Meta e quan Tërmkollin si “sekuritase në derë të LDK’së që përzënë kuadro”

Anëtari i LDK’së, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj Melihate Tërmkollit, e cila ka thënë se edhe Lumir Abdixhiku duhet të largohet nga kjo parti sikurse Vjosa Osmani që u largua.

Meta e ka quajtur Tërmkollin si sekuritase në derë të LDK’së e cila dëshiron ta reformon partinë duke përzënë personalite kuadro që ka kjo parti.

Ai e ka quajtur Tërmkollin si “pronare të LDK’së” që po shtohen brenda kësaj partie.



Postim i plotë nga Meta:

Melihate Termkolli – “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! – Paska perzane Lumir Abdixhikun!?
Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!

– Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket (Kujtim Shalen)!?



Po flet e “lexon dosje për njerëz”?!
Sapo e lexova se paska deklaruar, se:

– “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?”

“Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”
Paska dosje a?
Ku osht shkollu bre…, ku…, bash tregona, çka flet “Dosja” Melihate…?!



Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” te LDK-es e “t’vertetave të “Saj”…!
-Kishe po pakohen “pronaret”, keta po shtohen?

Qysh i tha ajo plaka Bajram Rexhepit: … valla na ke nimu, na e ke *i at’ nanë…!

P.S. Shkojnë – e vijnë – n’LDK, dhe qesin prap Kanun e shkelma…

TË FUNDIT

TË FUNDIT