Policia e Kosovës ka njoftuar se një mësimdhënëse e ka gjetur një portofol me mbi 2 mijë euro dhe dokumente në të në afërsi të një rruge në Ferizaj të cilin e ka dorëzuar në stacion policor.
“Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit. Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro”, thuhet në njoftim



