0 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

Mësoni emrat e ministrave dhe zv.kryeministrave në Qeverinë Kurti

Sot në orën 16:00, pritet të hidhet në votim Qeveria Kurti

Gazeta Blic, ka siguruar tashmë disa nga emrat kryesorë që pritet ta përbëjnë Qeverinë Kurti 2.

Siç mëson gazeta, zëvendës kryeministër do të jetë Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ku kjo e fundit do të udhëheq edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë pozitë do të jetë edhe Emilia Rexhepi.



Liburn Aliu do të udhëheq me ministrinë e Infrastrukturës, Xhelal Sveçla me atë të Punëve të Brendshme, Arben Vitia do ta drejtojë ministrinë e Shëndetësisë,

Hajrullah Çeku me atë të Kulturës, Arbërie Nagavci me ministrinë e Arsimit, teksa Faton Peci do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë.



Gazeta Blic merr vesh, se tashmë janë të siguruar numrat për zgjedhjen e qeverisë së re.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për sot në ora 16:00, teksa Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë kërkesën për mandatarin e qeverisë, nga tanimë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

TË FUNDIT

TË FUNDIT