Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Mitrovicë pasi një person humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga banesa, shkruan Mitrovica SOT.
Më herët u raportua se personi që ka humbur jetën është i moshës së re.
Ndërkohë, Policia e ka konfirmuar këtë edhe duke specifikuar moshën e të ndjerit.
Bëhet fjalë për një të ri të moshës 15 vjeçare.
Raporti i Policisë thotë se me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit.
Raporti poashtu thotë se trupi është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i plotë i Policisë:
Hetim i vdekjes
Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.