21.7 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mësohet gjendja e të lënduarve në aksidentin e autobusit me mërgimtarë në Serbi

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar sonte në Serbi.

Nga informacionet e para nga terreni, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Siç raportohet nga RTV Krusevac, tri autoambulanca kanë transportuar të lënduarit për në spital.

Ana e mirë në këtë fatkeqësi, është se siç raportohet asnjë nga të lënduarit nuk ka lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes ndërkaq po vazhdojnë hetimet nga ana e policisë rrugore. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT