Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14’të, derisa në program janë katër super-ndeshje, që nuk duhen humbur asesi.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku lideri i deritanishëm, Ballkani, e pret Llapin e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic.
Të dy trajnerët kanë qenë pjesë e akuzave të javëve të fundit lidhur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot.
Në anën tjetër, zhvillohet derbi “02” mes Drenicës dhe Trepcës’89, kurse në Gjilan, Drita e pret Dukagjinin e pozitës së fundit.
Në fund fare, Prishtina në “Fadil Vokrri” e pret kampionin aktual, Feronikelin, në duelin ndoshta më interesant tash e një kohë.
Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.