Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija, e ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën e quajtur Selma, transmeton Gazeta Metro.
Mesfushori i Kosovës ka publikuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’ me Selman, teksa shihen të përqafuar.
Krahas kësaj foto, 21 vjeçari ka shkruar: “Një dhe e vetmja”.
Ndryshe, Florent Muslija me Kosovën u bashkua gjatë këtij viti. Mesfushori gjithashtu luan edhe për skuadrën gjermane, Hannover./gazetametro.net