Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare; kërkoi ndihmë për të financuar operacionin prej 60 mijë eurosh, të cilat u mblodhën brenda dy ditësh.
Lajmin e mirë po ia kumton përmes telefonit.
Por së shpejti Mervete Krasniqi do të bashkohet me vajzën e saj, Fatlume Shalën.Kjo e fundit gjendet në Turqi pasi ka nevojë për transplantimin e mëlçisë.Organin vital për jetën do t’ia dhurojë nëna e saj.
“Gjithqka boj për fmitë e mi.”, ka deklaruar Mervete Krasniqi.
Ky është operacioni i dytë që vajza 22 vjeçare do t’i nënshtrohet për ndërhyrjen e njëjtë.
“Para 8 vjete ja ka jap vllau saj tash doktorat kane thonë qe veq e jemja ka mundesi me ju pershtat, kjo ka ardh si pasoje qe qika ka perdor ilaqe pa terapi se ska mujt me shku cdo 6 muaj ne turqi për kontrolla.”, ka shtuar ajo.
Shuma e kërkuar për operacionin ishte 60 mijë euro.
Brenda dy ditëve kjo shumë u arritë falë ndihmës së qytetarëve, tashmë krejt çka Krasniqi kërkon është të holla për kontrollat e ardhshme.
“Jam befasu qe kaq shpejte jane mledh paret, i falenderoje shume, tash qa na duhet eshte veq me mujt me vazhdu kontrollat”, thotë ajo.
Shuma u mblodh falë angazhimit të shumë qytetarëve.
Një ordinancë fizioterapeute në Komunën e Malishevës, fitimin e kësaj të shtune, do t’ia dhurojnë Fatlumes.
“Kemi shpreh deshire me ju ndihmu… edhe nga pacientat eshte prit shume mire.”
Xhirollogaria e hapur për ndihmën financiare ndaj 22 vjeçares vazhdon të jetë e hapur./T7



