7 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Merret vendimi, Torcidës i ndalohet pjesëmarrja në ndeshjet e KB Trepça

Incidentet e mbrëmshme mes të tifozëve të Prishtinës dhe Trepçës kanë detyruar reagimin dhe marrjen e masave nga Këshilli për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport, shkruan Mitrovica SOT.

Ministria e Kultutrës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se është marrë vendimi për ndalimin e pjesëmarrjes në mënyrë të organizuar të tifo-grupeve të ekipeve basketbollisike në ndeshjet e basketbollit.


“Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër” – thuhet në vendimin e Këshillit.

Tutje, Këshilli për sport ka shprehur indinjatën për veprimet e grupeve të tifozëve si ‘Plisat’, ‘Torcida’, ‘Arpagjikët’ dhe ‘Shqiponjat’ dhe ka kërkuar marrjen e masave ligjore për individët e përfshirë në incidente.

Gjithashtu, ky Këshill ka kërkuar nga Ministria që të përfshijë në planifikimin buxhetor për vitin 2023 vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjitha plestrat sportive, si dhe në stadiumet e futbollit. /MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT