Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind.
Sipas burimeve të Klanit, vendimi tashmë është marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe hyn në fuqi nga 1 prilli, por ende nuk është bërë publik.
Vendimi, sipas të njëjtave burime, u mor për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kanë bërë kërkesë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e të hyrave të lejuara maksimale e që i bie rreth 145 milionë euro më shumë këtë vit, krahasuar me vitin paraprak, raporton Klan Kosova.
Kështu për vitin 2025 të hyrat maksimale është kërkuar të arrijnë në 545 milionë euro. Nëse kjo rritje do të miratohet atëherë ajo do të nënkuptonte shtrenjtim të rrymës.