24.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Merret ky vendim në shkollat në Kosovë për koronavirusin

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka shtuar masat parandaluese rreth Coronaviruesit në shkollat e Kosovës.Sipas një komunikate, MASHT ka shpërndarë në shkolla materiale vetëdijësuese rreth virusit.

“MAShTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites sot (25.02.2020) dhe ora e parë e ndërrimit të paradites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla”, thuhet në komunikatën e MASHT. MASHT-i gjithashtu ka udhëzuar DKA-të t’i pajis shkollat me material higjienik dhe ta bëjë dezinfektimin e sipërfaqeve shkollore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT