Një mërgimtar ka ardhur në Kosovë nga Zvicra, por kjo vizitë e tij në vendlindje ishte një makth i vërtetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka raportuar në polici se shtëpia tij në fshatin Raqë të Gjakovës është djegur.
Mërgimtari u ka thënë hetuesve policorë se nuk ka informacione se kur ose nga kush i është djegur shtëpia, por këtë gjë e kishte vërejtur vetëm kur është kthyer nga Zvicra.
Policia njofton se njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./GazetaSinjali/