25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Mërgimtari kritikon ashpër Qeverinë: “Vendimi për pagesën e kartonit të gjelbër për diasporë popullist e i turpshëm – zjarrfikësit s’kanë as mjete bazike”

Mërgimtari nga Suedia, Arben Vojvoda, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 4 milionë eurove me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të kartonit të gjelbër për diasporën gjatë qëndrimit të tyre veror në Kosovë.

Vojvoda e ka quajtur këtë vendim “popullizmin më të ulët dhe më të ndyrë të mundshëm”, duke e krahasuar me gjendjen alarmante të institucioneve të brendshme që përballen me mungesa të rënda.

Ai ka përmendur në veçanti zjarrfikësit, të cilët, sipas tij, nuk posedojnë as mjetet më elementare për shuarjen e zjarreve.

“Vetë i kam vizituar disa herë, sepse kam miq që punojnë si zjarrfikës. Kushtet në të cilat ata punojnë janë të turpshme – mjetet që përdorin janë të kohës së gurit,” ka thënë ai.

Vojvoda ka shtuar se “në kohën kur zjarrfikësit punojnë në kushte mjerimi, qeveria e luksit ndan miliona për veturat BMW dhe Mercedes të zyrtarëve shtetërorë.”

“Është për të pasur turp,” përfundon reagimin e tij Arben Vojvoda.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT