19.8 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Mërgim Lushtaku e gjuajti me ujë Kurtin, Besnik Bislimi ia ktheu me shishe – si filloi përleshja në Kuvendin e Kosovës

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën.

Ngjarja ndodhi shumë shpejtë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.

Ndërkohë që sigurimi i Kuvendit e ka rrethuar në mbrojtje Kryeministrin Kurti. /Reporteri.net/

VIDEO

TË FUNDIT

TË FUNDIT