Mendimi për motin – 31.10.2024
Pas mjegullës orëve të mëngjesit, nga pjesë lindore të vendit, ditën e parë të nëntorit, mbeten më gjatë vransira të ulëta. Nuk do të mungojnë intervalet me diell, megjithëse vransira shtresore të larta kalojnë pasdite. Frynë erë e lehtë veriore e veriperëndimore 1-3m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 18C.
E shtuna karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe një rritje të temperaturave në 18C e 19C. Më vonë gjatë natës me kalimin në ditën e diel, vransira fillojnë të shtrihen mbi vend, me afrimin e një fronti të ftohtë që zbret temperaturat maksimale në 12C. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Nga dita e hënë mot i kthjellët, por më i ftohtë, me minimale që zbresin në 0C e -2C të martën në mëngjes.