Mendimi për motin – 14.08.2025
Më shumë vransira kalojnë ditën e premtë në vend, me mundësi të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Mbetet ende nxehtë, megjithëse temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 31C e 34C maksimalet, ndërsa minimalet luhaten ndërmjet 16C e 20C. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare, 4-8m/s.
Ditën e shtunë më shumë intervale me diell. Pasdite më vonë ndonjë rrebesh i izoluar zhvillohet përreth zonave malore. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 32C e 35C.
Të dielen e të hënën, rrebeshet e bubullimat do të jenë më të përhapura në vend, dhe atë kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat maksimale zbresin në 26C ditën e hënë. Nga dita e martë parashihet mot më stabil, e temperaturat rriten sërish përreth 30C.
Minimalet të hënën e të martën zbresin në 14C e 12C. Gjatë kësaj periudhe erërat vazhdojnë të frynë kryesisht nga verilindja, të lehta dhe mesatare 5-10m/s.