18.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Mendimi për motin: Shumë ngrohtë ditën e mërkurë, maksimalet deri në 26C

Mendimi për motin – 15.04.2025

Mot shumë i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet ditën e mërkurë të mbretëroj në vend. Temperaturat maksimale pritet të shënojnë vlera prej 23C e 25C, apo deri në 26C lokalisht. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-10m/s. Përgjatë rajonit nga Shqipëria maksimalet arrinë vlera prej 30C.

Mot shumë i ngrohtë po mbetet ditën e enjtë, me maksimale deri në 24C e 27C lokalisht. Vransirat fillojnë të shtohen, e me kalimin në ditën e premtë, gjatë natës rrebeshe shiu do të përfshinë vendin me kalimin e një sistemi frontal që shoqërohen edhe me bubullima. Më pas gjatë ditës do të ketë sërish më shumë diell, e temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 18C. Në fundjavë intervale më të gjata me diell parashihen ditën e shtunë, e të dielen do të ketë shtim të vransirave, por pa të reshura. Maksimalet mbesin të larta deri në 20C e 21C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 12C. Frynë erë kryesisht nga jugu e juglindja, të enjten me hove deri në 15m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT