12.7 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Mendimi për motin: Rikthehet i nxehti në fundjavë, me kthjellime e diell

Mendimi për motin – 11.07.2025

Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë. Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit. Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrinë vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.

Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C. Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C. Ditën e martë vransira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima. Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën. Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C. Nga dita e hënë frynë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT