5.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Mendimi për motin: Mot stabil e me diell deri në fundjavë, temperaturat në rritje deri në 18C

Mendimi për motin – 12.11.2025

Mot kryesisht me diell po parashihet për ditën e enjtë, megjithëse mjegulla që formohet ultësirave orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë deri nga mesdita. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e ato maksimale vazhdojnë me një rritje graduale deri në 14C e 16C. Dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.

Ditëve vijuese duke shkuar nga fundjava do të vazhdoj të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell. Mëngjeset mbesin të ftohta, me minimale që zbresin fare pranë 0C, derisa ditën maksimalet po parashihet të jenë me trend të rritjes graduale deri në 16C e 17C të dielen, lokalisht deri në 18C. Të hënën më pas kalojnë më shpesh vransira, por mbetet ende butë. Do të dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Të dielen pritet një fuqizim i erërave jugore që frynë edhe mesatare deri në 6m/s.

TË FUNDIT

TË FUNDIT