26.1 C
Mitrovice
E premte, 13 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mendimi për motin: Kthjellime e me diell të premtën, mot stabil përgjatë fundjave

Mendimi për motin – 12.06.2025

Me kthjellime e diell parashihet moti ditën e premtë. Nga mesdita do të ketë zhvillime të vransirave lokale, kryesisht përreth zonave malore. Asnjë ndryshim i theksuar nuk paraqitet tek temperaturat. Maksimale shkojnë deri në 28C e 31C, ndërsa minimalet zbresin në 12C e 15C. Era frynë me intenzitet mesatarë e mesatarisht të fuqishëm nga verilindja 6-12m/s.

Mot stabil, me kthjellime e diell parashihet ditëve të fundjavës. Temperaturat zbresin gradualisht deri në 26C e 27C, ato maksimale, e minimalet deri në 9C e 10C. Kryesisht me diell mbetet të hënën, me një rritje të temperaturës maksimale deri në 29C e 30C. Ditën e martë, orëve të pasdites në pjesë të vendit, kryesisht përreth zonave malore, shfaqen kushte për zhvillime të rrebesheve. Temperaturat maksimale mund të pësojnë një rënie deri në 25C. Gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të frynë erëra verilindore, të shtunën mesatarisht të fuqishme me hove deri në 12 e 13m/s, e më pas të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT