9.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Mendimi për motin: E mërkura kryesisht me diell, temperaturat gradualisht në rritje – në fundjavë mbi 25C

Mendimi për motin – 29.04.2025

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale, por pa gjasa për të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 22C e 25C. Minimalet në mëngjes zbresin në 3C e 6C.

Të enjten e të premtën, më 1 dhe 2 maj do të ketë zhvillime të vransirave lokale orëve të pasdites, që të premtën më vonë, mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 22C e 25C. Në fundjavë më shumë diell, e ditën e diel gradualisht shtrihen vransira të larta. Vazhdon trendi i rritjes së temperatura me maksimale deri në 26C e 28C. Minimalet luhaten kryesisht ndërmjet 5C e 10C. Erërat frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Përgjatë fundjave ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT