Mendimi për motin – 27.11.2024
Ditën e enjtë, më 28 nëntor, do të mbretëroj mot i butë, kryesisht me diell, herë herë me kalime vransirash, por pa mundësi për të reshura. Në mëngjes minimalet zbresin në 2C e 4C, derisa gjatë ditës temperaturat maksimale shkojnë deri në 12C e 14C, lokalisht më lart. Frynë erë e lehtë kryesisht jugore 1-3m/s.
Reshje shiu përfshinë vendin të premten orëve të mëngjesit. Me rënie të temperaturës pranë 0C, ditën më vonë reshjet e shiut shndërrohen në borë, duke vazhduar mëngjesin e ditës së shtunë. Orëve të pasdites reshjet e borës në ultësira, mund të shndërrohen sërish në shi, duke vazhduar përgjatë ditës së diel, herë herë mjaft intenzive. Reshjet pritet të pushojnë mëngjesin e së hënës. Temperaturat minimale zbresin në 0C, e ato maksimale pas një rënie në 2C të shtunën, shënojnë rritje deri në 5C të hënën. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore, herë herë e fuqishme me hove deri në 15m/s, të premten dhe në fundjavë.