30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Menaxheri i Rashicës, Altin Lala konfirmon të ardhmen e sulmuesit vushtrrias

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka konfirmuar se sulmuesi i Kosovës do të mbetet te Werder Bremeni së paku deri në përfundimin e këtij sezoni, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica është duke vazhduar me formën e lartë në Gjermani te skuadra e Werder Bremenit. Nga 12 paraqitje të tij deri më tani në Bundesligë dhe Kupë, sulmuesi vushtrrias ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Ndërkaq, deri më tani gjatë këtij viti ka shënuar 21 gola në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën, nga 37 paraqitje në total.

Kjo formë e tij e mirë, ka bërë që shumë skuadra europiane të shprehin interesim për 23 vjeçarin, përfshirë këtu skuadrat si Milani e Napoli.

Por, menaxheri i Milot Rashicës dhe njëherëshit ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka konfirmuar se klienti i tij do të jetë te Werder Bremeni deri në fundin e sezonit, duke hedhur poshtë çdo mundësi që ai të largohet gjatë verës.

“Largimi në dimër nuk është temë diskutimi”, ka thënë Lala në një intervistë për ‘Kicker’.

Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me Werder Bremenin deri më 2022, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve është 20 milionë euro./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT