13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Memli Krasniqi: Qeveria e do ushtrinë vetëm për propagandë dhe fotografi, nuk i intereson aspak mirëqenia e tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas problemeve të vazhdueshme me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai thotë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alaramante në ushtrinë tonë e cila kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi shton tutje se Qeveri Kurti, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi dhe nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut.

Ai thotë se PDK nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët po nëpërkëmbën, dhe në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria.

Postimi i tij i plotë:

Letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alaramante në ushtrinë tonë e cila kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.

Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për t’a trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria.

Për ushtarët tanë, të cilëve përmes keqmenaxhimit qeveritar po u cënohet morali dhe krenaria, kam vetëm një lutje: mos u dëshpëroni! Angazhimi juaj është boshti i shtetit tonë. Jemi bashkë në këtë sfidë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT