12.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Memli Krasniqi: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

“Unë nuk kam dhënë propozime të emrave konkret pikërisht për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë. Megjithatë kolegu ynë z.Haradinaj ka propozuar dy emra: zonjën Bogujevci dhe zonjën Selimi të cilat jam i bindur se do t’i merrnin votat. Haradinaj ka thënë publikisht se do t’i votonte. Tani unë po përgjigjem konkretisht këtë që ia kam thënë z.Kurti. Ndoshta është hera e parë që po e them publikisht por qëndrimi i PDK-së është që ne nuk do ta votojmë asnjëherë asnjë nga anëtarët e qeverisë Kurti II sepse konsiderojmë se të gjithë janë përgjegjës për degradimin që e kanë sjellë vendin tonë.”, tha kreu i PDK-së.

Ai e ka komentuar edhe takimin e sotëm mes liderëve të partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nuk ka pasur pritje për zgjidhje konkrete, por e konsideron takimin si një hap të rëndësishëm drejt daljes nga kriza.

“Jo që kisha shpresa të mëdha që të kishte një zgjidhje por që të ishte edhe një hap përpara. Ne jemi munduar në çdo hap që veprimet tona të jenë kontribut për të dalë nga kriza që jemi si vend. Takimi ishte pak a shumë përsëritje e qëndrimeve publike që i kemi dhe nuk është që pritej, apo rezultoi me ndonjë zhvillim pozitiv që do të mundësonte daljen nga kriza, por nuk duhet ta shohim si të pavlerë por duhet ta shohim si një hap i duhur.”, tha Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Kreu i PDK-së fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke e lidhur këtë me insistimin për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Kam propozuar që Presidentja, në përputhje me kompetencat e saj, të shqyrtojë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një pyetje për interpretim kushtetues,” shtoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT