8.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Memli Krasniqi: Nuk mjaftojnë 10 milionë euro për ta parandaluar koronavirusin

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, ka reaguar edhe në lidhje me situatën në të cilën po gjendemi sot, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi ka thënë se për të luftuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, koronavirus në Kosovë, nuk mjaftojnë edhe 10 milionë euro në këtë parandalim, duke shtuar se ftojnë që të ndahen 25 milionë euro për fazën e parë, pasi siç mendon ai, as ato nuk do të dalin.

“Seanca e sotme do të kishte kuptim sikur të mbledhshim këtu për emergjencën e krijuar me koronavirusin. Tashmë e dimë se janë tre raste dhe e dimë se do të ketë edhe konfirmime tjera. Qeveria sot vetëm një prioritet duhet ta ketë – parandalimin e koronavirusit”.

“Sokol Haliti ka thënë se kemi nevojë për ndihmë nga niveli Qendror. Ai tha se qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe koordinim. Unë besoj që këtë kryetar duhet ta merrni seriozisht sepse deklarimet e tilla po dëgjojmë gjithandej. Në vend që ta trajtoni sot se si duhet të veprohet, ju po tentoni ta keqpërdorni situatën e krijuar”.

“Janë pak 10 milionë euro. Sot ju ftojmë që të ndahen 25 milionë euro për fazën e parë sepse as këto nuk do të ju dalin. Mos e keqpërdorni situatën e rënduar. Mos e keqpërdorni frikën duke u munduar ta kaloni buxhetin që nuk lidhet drejtpërdrejt me situatën e pandemisë”, ka përfunduar Krasniqi. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT