19.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Memli Krasniqi i PDK-së tregon pse s’do të kandidojë për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka treguar pse nuk do të kandidojë ai për kryeministeër por Bedri Hamza.

Krasniqi ka thënë se që kur është bërë kryetar i PDK-së në vitin 2021, ka dhënë deklarata se “PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri”.

Më tutje, ai ka thënë se kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale.

“99% të deklarimeve të mia që kur jam bërë kryetar i PDK-së, kanë qenë qëllimisht kur kam thënë se PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale, e sidomos sot nuk është koha për protagonizëm liderist, nuk është koha për lidershqip autoritar”, ka thënë Krasniqi në Pressing.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT