4.9 C
Mitrovice
E hënë, 3 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Mehmetaj për VV: Siç ia vjedhin diasporës paratë e dërguara në Kosovë, po ia vjedhin edhe votat

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish për dallimin e madh në rezultatet e votave të diasporës me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike.

Deri më tani, VV-ja në votat me postë ka marrë rreth 52%, ndërsa në votat e hedhura në përfaqësitë diplomatike ka marrë mbi 80%.

Për këtë, Lirim Mehmetaj pati akuza të ashpra për VV-në, duke thënë se ka manipuluar me votat e diasporës në ambasada dhe konsullata.

”Siç ia vjedhin Diasporës paratë e dërguara në Kosovë, po ia vjedhin edhe votat – Rreth 30% dallimi për Vetëvendosjen në votat me postë dhe ato në ambasada”, shkroi Mehmetaj.

”Ja, siç shihet në këtë tabelë, derisa në 15 mijë votat e ambasadave VV ka mbi 80%, në mbi 20 mijë vota të dërguara me postë nga diaspora VV ka 52%. Pra, si është e mundur që e njëjta diasporë të prodhojë dy rezultate totalisht të ndryshme.
S’ka asnjë shpjegim tjetër, përveç hajnisë”, tha ai./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT