15.3 C
Mitrovice
E premte, 18 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Mehmetaj për Kurtin: S’flet me PDK-në për Demaçin, por flet me Radojçiqin për Osmanin

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e tij në vitin 2011 për të mbështetur Adem Demaçin si president.

Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e tij të mëparshme dhe veprimet aktuale. Mehmetaj ka kujtuar se në vitin 2011, Kurti kishte refuzuar të mbështeste kandidaturën e Adem Demaçit për president të Kosovës, me arsyetimin se nuk donte të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Megjithatë, sipas Mehmetajt, kryeministri Kurti ishte i gatshëm të bisedojë me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tani kryeterrorist – për Vjosa Osmanin.

“Veç një rikujtim për qytetarët. Në vitin 2011, Albin Kurti, ka refuzuar me votu dhe me shku përpara me propozim se Adem Demaçqi me qene president i Kosovës, sepse ka thënë nuk foli me PDK-në. Nuk fol me PDK-në për Adem Demçain, ama fol me Radojçqin për Vjosa Osmanin. Çka më iu thënë këtyre njerëzve”, ka thënë Mehmetaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT