26.1 C
Mitrovice
E premte, 13 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mehmetaj nxjerr letrat: Urime, zyrtarja e Hajrulla Çekut i dha bursë vetes 14 mijë euro

Zyrtarja Administrative në Ministrinë e Kulturës që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, Dorina Deçani, i ka dhënë bursë vetes 14 mijë euro – raportoi gazetari Lirim Mehmetaj.

“Dorina Deçani qenka zyrtare në kabinet, por e njëjta paska fitu edhe bursë 14 mijë euro nga vetë ministria ku punon, kishe për “rritjen e kapaciteteve profesionale për të rinj””, shkroi Mehmetaj.

Postimi i plotë:

T’u vjedh krejt… zyrtarja administrative e Hajrullah Çekut fiton bursë 14 mijë euro nga vetë ministria ku punon…

Paramendojeni, edhe Zyrtares Administrative të Kabinetit të Hajrullah Çekut i kish dal rend me e kap një 14 mijëshe.

Dorina Deçani qenka zyrtare në kabinet, por e njëjta paska fitu edhe bursë 14 mijë euro nga vetë ministria ku punon, kishe për “rritjen e kapaciteteve profesionale për të rinj”.

Qyre, ti e nderuara Dorina mos u shqetëso hiç, se kur i vjedhin tjerët milionat pse mos me te ra edhe ty nja 14 mijë.

Ky postim as nuk është për ty personalisht.

Çështja është, nëse zyrtarja administrative, pra bisht-mas-gardhi, i rrun qaty nja 14 mijë, që është zyrtarja ma fundore në ministri, paramendojeni bre çka janë t’uj ditë me ba këta më lartë.

E pastaj folke Kurti për pabarazi në mundësi mes të rinjve.

Eh more militant, ti me rrogë 350 euro rrafsh 4 vjet të plota të duhen për me mbërri te 14 mijëshja që Dorina lehtë lehtë e merr.

Urime urime.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT